English

Ngërçi politik, Lajçak vjen për herë të tretë

Tiranë, 19 mars, NOA – Në vazhdën e ndjekjes së zhvillimeve politike në Shqipëri, Bashkimi Evropian do të dërgojë sërish një delegacion të tij në Tiranën zyrtare për t’i konfirmuar nga afër ato.

Siç bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA, do të jetë sërish i dërguari i BE, Miroslav Lajçak, ai që do të mbërrijë në Shqipëri për të zhvilluar takime me palën shqiptare, në kuadrin e zgjidhjes së ngërçit politik.

Ky është misioni i tij i tretë, që pas ngjarjeve të 21 janarit, ndërsa Bashkimi Evropian po tregon vazhdimisht interes në përpjekjet e tij, që situata politike në Shqipëri të qetësohet, qartësohet dhe gjithçka të shkojë normalisht, drejt përgatitjes normale të vendit për të hyrë në zgjedhjet lokale të 8 Majit.

n.e/NOA

KOMENTE