Tiranë, 19 mars, NOA - “Kërkojmë zgjedhje të parakohshme”.
Kjo është kërkesa e përsëritur e Opozitës së Bashkuar, që përfaqësuesi i saj, Spartak Ngjela, ka bërë me dije sot para mediave.
Sipas tij, Opozita e Bashkuar se nuk do të ndalet deri në rrëzimin e qeverisë.
“Ajo do ta tregojë forcën e saj me anë të mjeteve demokratike dhe askush nuk do ta ndalë në kërkesën e plotësimit të kërkesave të saj”, ka bërë me dije ndër të tjera Ngjela.
Duke përmendur sërish protestat popullore, Ngjela tha se Opozita e Bashkuar, së bashku me popullin do të ngrihet kundër qeverisë aktuale.
n.e/NOA