English

Operacioni “Vitia”, arrestohen 4 persona për prostitucion

Gjilan, (Kosovë), 19 mars, NOA – Policia e Kosovës ka arrestuar dje katër persona, të cilët akuzohen për trafik të qenieve njerëzore dhe ushtrim prostitucioni. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se arrestimet kanë ndodhur në rajonin e Prizrenit.

Dy prej të arrestuarve janë vajza, të cilat sipas policisë do të shfrytëzoheshin për prostitucion. Policia ka bërë të ditur vetëm iniciale tyre, V. D dhe L. I, banuese në zonën e Gjilanit.

Ndalimi i tyre është bërë dje në kuadër të operacionit të koduar “ Vitia”. Policia nuk ka dhënë detaje mbi identitetin e dy burrave të arrestuar duke ruajtur sekretin hetimor.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se dihet vetëm se ata janë nga Prizreni dhe nga Gjilani.

Operacioni i policisë është realizuar pas hetimeve disa mujore nga drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore.

Sipas policisë janë identifikuar edhe persona tjerë si të dyshuar që janë pjesë e këtij rrjeti kriminal dhe që kane vepruar edhe në qytete tjera të Kosovës dhe hetimet ndaj tyre janë duke vazhduar.

a.k.NOA

KOMENTE