English

Pacolli takon Haxhinaston

Prishtinë, 19 mars, NOA Presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka pritur sot zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.

Pacolli, mes tjerash, falënderoi Haxhinaston për punën që ka bërë Shqipëria për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës. Ai shfaqi shpresën se diplomacia shqiptare do të vazhdojë të punojë në këtë fushë - gjë që u kunfirmua edhe nga vetë Haxhinasto.

Ky i fundit tha se në këtë plan, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, do të hartohet një program i përbashkët i veprimit.

NOA

KOMENTE