Tiranë, 19 mars 2011- E diela do te mbetet me kushte te paqëndrueshme atmosferike pasi vranësira dhe shira do te ketë ne te gjithë zonën malore por vranësira dhe intervale kthjellimesh do te ketë zona e ulet dhe ajo bregdetare.
Mesdita do te sjelle përmirësim të kushteve atmosferike duke bere qe pjesa me e madhe e vendit te dominohet nga kthjellimet.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, gjatë pasdites do te ketë dobësim te ndjeshëm te vranësirave dhe shirave ne pjesën me te madhe te vendit, përjashtuar Juglindjen e cila do te mbetet me vranësira dhe shira te dendur.
Gjate natës parashikohet qe shirat te largohen gradualisht nga i gjithë vendi duke rikthyer serish kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes por edhe mesdita do te sjelle renie te temperaturave ne vend, kjo renie do te jete me 2 - 3 grade.
Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Veriperëndimor, kjo do te beje qe dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.
Europa
Juglindja e kontinentit do te dominohet nga vranesira dhe reshje shiu e debore, here pas here te shoqëruar me stuhi te forta ere, ku me problematike situata do te jete ne Ballkanin Perendimore ne Greqi.
Po ashtu me vranesira dhe reshje shiu e debore do te jete edhe Europa Lindore dhe Verilindore por reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intesitet te ulet ndersa e gjithe pjesa tjetër e kontinentit do te karakterizohet nga mot i kthjellet dhe vranësira te here pas hershme.
Europa qendrore do te rrezikohet nga mjegulla e dendur ne ore e para te mengjesit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani Perendimor do te rrezikohet per reshje shiu dhe stuhi ere;
Greqia do te rrezikoje per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Skandinavia do te kete stuhi te forta ere dhe debore te paket.