English

Paris, kërkon të evitojë një vetëvrasje, agjenti desh humb jetën

Paris, 19 Mars NOA-- Një polic francez gati ka humbur jetën duke rënë nga një ndërtesë, ku ai ishte ngjitur për të parandaluar një të ri 29 vjeç që donte të vriste vetën duke u hedhur nga ndërtesa. Agjenti, siç tregohet në foto ishte ngjitur në murin e jashtëm të një ndërtese në Paris, ku gjendej i riu i cili kërcënonte me vetëvrasje. Duke u përpjekur për të ndihmuar 29 vjeçarin, polici ka rrëshqitur, por ka qenë rripi i sigurimit, si masë paraprake, që i ka shpëtuar jetën duke e mbajtur të lidhur me kolegët dhe ndërtesën.

KOMENTE