Tiranë, 19 mars 2011, NOA- Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar ditën e sotme lidhur me arrestimet e ndërmarra nga misioni EULEX në Kosovë.
Nëpërmjet një deklarate për mediat thuhet se, “PDIU është e bindur se EULEX, si një institucion i formuar nga partnerët e mëdhenj të kombit shqiptar do të zhvillojë një hetim të paanshëm, që do të rezultojë në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe në pafajësinë e luftëtarëve për pavarësi”.
Më tej PDIU ka shprehur besim të plotë në institucionet e drejtësisë, qofshin këto të shtetit të Kosovës, apo të partnerëve tanë që kanë mundësuar pavarësinë e Kosovës.
Kjo parti e ka cilësuar luftën e UÇK-së si një luftë të drejtë, që është përkrahur edhe nga partnerët perëndimorë.
Në mbyllje të deklaratës PDIU shpreh mbështetje ndaj ish- luftëtarëve të UÇK-së si dhe i cilëson këto akuza si të pabaza.
a.y/NOA