English

Përgjaket Jemeni, nga përleshjet e fundit 52 të vdekur dhe 127 të plagosur

Sanaa, 19 mars, NOA – Ka arritur në 52 numri i të vdekurve dhe mbi 127, ai i të plagosurve gjatë protestave anti-qeveritare së fundmi në Jemen.

Sipas dëshmitarëve, kanë qenë forcat e policisë të cilat kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe ato që kanë shkaktuar numrin e madh të viktimave gjatë përleshjeve mes dy palëve.

Thuhet se forcat e sigurisë në kryeqytetin Sanaa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e protestuesve, ndërkohë që kanë gjuajtur në drejtim të tyre me armë. Prej javësh, Jemeni është përfshirë nga protesta anti-qeveritare si pasojë e numrit të lartë të papunësisë dhe korrupsionit qeveritar.

n.e/NOA

KOMENTE