English

Policia: 50 mijë dollarë shpërblim kush kallëzon autorët e krimit në Elbasan

Elbasan, 19 mars, NOA Update – Personi që ka dijeni mbi autorësinë e krimit makabër të kryer sot në Elbasan, ku mbetën të vrarë tre persona nga e njëjta familje dhe e denoncon atë pranë organeve të saj kompetente, do të përfitojë një shpërblim prej 50 mijë dollarësh.

Ky është njoftimi më i fundit që bëhet me dije nga forcat e policisë, lidhur me krimin që u mori sot jetën Emin Mahmutit dhe dy djemve të tij, Xhelal dhe Pëllumb.

Bëhet me dije se policia e ka caktuar një masë të tillë shpërblimi për të ndihmuar sadopak në zbardhjen e ngjarjes së rëndë, e cila iu shtua një tjetër të tille, po në qytetin e Elbasanit ditën e djeshme ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE