English

PS: Berisha nuk ka lënë nënë e motër pa fyer

Tiranë, 19 mars, NOA – Partia Socialiste u është përgjigjur sot deklaratave të bëra nga kryeministri në Ishëm të Durrësit. Deputetja Ermonela Felaj tha për mediat se kreu i qeverisë nuk mund të kërkojë më votat e shqiptarëve, pasi është njeriu që ka sharë çdo grua dhe i ka veshur nënat me të zeza.

“Njeriu që nuk ka lënë nënë e motër pa fyer, që ka veshur gra me të zeza e ka lënë fëmijë jetim, nuk mund të kërkojë sërish votën e shqiptarëve. Kurrë më vrasje është mesazhi i shqiptarëve për Saliun. Kurrë më vjedhje. Kurrë më padrejtësi”, tha Felaj.

Ajo u shpreh se Berisha nuk mund të akuzojë për korrupsion, pasi ai dhe ministrat e tij kanë vjedhur vendin.

“Hajduti bërtet kapeni hajdutin. Vrasësi bërtet kapeni vrasësin. Në këtë pikë është katandisur Saliu dhe Luli. Pasi vodhën zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë, në 21 janar Sali Berisha dhe Lulëzim Basha vranë njerëz të pafajshëm për të vazhduar të vjedhin”, tha Felaj.

a.k./NOA

KOMENTE