Paris, 19 mars 2011, NOA – Rrugë e lirë për një aksion ushtarak kundër regjimit të kolonelit libian Muammar Gheddafi. Ky është vendimi i samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në Paris i mbledhur sot për të diskutuar rreth aksioneve nda Libisë. Vetë Presidenti i Francës Nicholas Sarkozy deklaroi në përfundim të samitit ndërkombëtar mbi Libinë se aksioni ushtarak do të nisë në orët e ardhshme.
Sakaq Sarkozy në emër të komunitetit ndërkombëtar i bëri thirrje kolonel Gheddafit se është ende në kohë për të ndalur sa më parë më të keqen.
Sarkozy me një ton të prerë deklaroi se këmbëngulja për të ndërhyrë ushtarakisht në Libi është tashmë e patjetërsueshme, ndërkohë që apeloi se “Porta e diplomacisë do të rihapet vetëm atëherë kur sulmet e Gheddafit ndaj popullit libian të përfundojnë”.
Presidenti francez i kërkoi kolonelit Gheddafi të respektojë rezolutën e OKB-së duke nënvizuar se “Çdonjëri është përballë përgjegjësisë së vet”.
Sarkozy bëri me dije se avionët luftarakë të Francës janë gati për të bombarduar ushtrinë e Gheddafit nga qielli.
Pas samitit të Parisit të 28 ambasadorët e vendeve të NATO-s do të rimblidhen sot pasdite në Bruksel.
mit/NOA