Elbasan, 19 mars, NOA Update – Eshtë sjellë me urgjencë në mjediset e Spitalit Ushtarak në kryeqytet, e plagosura e krimit të rëndë sot në Elbasan, ku mbetën të vrarë tre persona nga e njëjta familje.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet spitalore, sipas të cilave, 43-vjeçarja paraqitet në gjendje mjaft të rënduar shëndetësore, pasi është qëlluar me plumb në kokë.
Për fat të mirë, ajo ende po reziston dhe po jep shenja jete, por mjekët nuk e fshehin dot faktin që gjendja e saj, gjithsesi, paraqitet e përkeqësuar dhe mjaft e vështirë.
E plagosura mësohet se mban emrin Myzejen Mahmuti, dhe ishte bashkëshorte e njërit prej djemve të vrarë mëngjesin e sotëm në familjen e saj.
Ata mbanin përkatësisht emrat Xhelal dhe Pëllumb, ndërsa babai i tyre Emin Mehmeti, gjithashtu i vrarë nga autorë ende të panjohur, ndërsa ishin në gjumë ... (vijon)
n.e/NOA