Madrid, 19 Mars NOA - Në Madrid kanë prej muajsh që po e presin dhe bëhet fjalë për hakmarrjen ndaj Barcelonës në lidhje me ndeshjen e parë të kampionatit e cila përfundoi me një poshtërim të ekipit të drejtuar nga Murinjo, me rezultatin 5 me 0.
Megjithatë fati mund të tregohet shumë më i mirë për “los blancos” të cilat janë të etur për hakmarrje.
Në rast se në Ligën e Kampionëve, të dy ekipet spanjolle kalojnë respektivisht Tottenhamin dhe Shaktarin, do të përballen në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni.
Në këtë pikë, me ndeshjen e kthimit në kampionat së bashku me finalen e Kupës së Mbretit, “El ‘Clasico” do të shihej për 4 herë në Spanjë në harkun e 19 javëve.
r.b/NOA