English

Tek Katie Holems mungon diçka, por... çfarë?

Los Anxhelos, 19 Mars NOA - Katie Holmes ka humbur diçka. Në fytyrën e aktores vihet re diçka e pazakontë dhe jo estetike. Mes yjeve më pak të buzëqeshura dhe të gëzuara të botës së showbiz, aktorja është “thumbuar” për hapësirën mes dhëmbëve të parë, që duken në gojën e saj gjysmë të hapur.

Kështu në pjesën e sipërme të dhëmbëve vihen re se mungojnë pikërisht dy dhëmbët e parë dhe janë ato që bien më shumë në sy.

E gjora Katie, fotografët gjithmonë e kanë kapur në okazione të tilla. Nuk mungon, sikur një javë ndonjë foto në të cilën ajo paraqitet pa tualet, e pa krehur ose tepër e lodhur.

Këtë herë fotot kanë shfaqur një problem të theksuar jo estetik. Arsyeja, ende nuk është bërë e ditur.

r.b/NOA

KOMENTE