English

Tjetër tërmet në Japoni, rrezatimi arrin në Tokio

Japoni, 19 mars, NOA – Një tjetër tërmet ka rënë gjatë ditës së sotme në Japoni dhe konkretisht në zonën më të goditur nga cunami, Fukushima.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1. Lëkundjet kanë tronditur zonën e Ibarakit dhe Fukushimës, në distancë të afërt me centralin bërthamor që ka shpërthyer gjatë ditëve të fundit.

Deri tani nuk ka pasur alarm për cunami. Ndërkohë që situata me rrezet radioaktive vazhdon të jetë e rëndë. Televizionet japoneze citojnë burime zyrtare që thonë se uji në kryeqytetin e vendit ka rezultuar i ndotur.

Ndërsa shifra e viktimave është rritur gjatë ditës së sotme. Burime zyrtare kanë thënë se numri i të vdekurve dhe të zhdukurve është 18 690. Sipas policisë, janë 7 320 të vdekur, ndërsa numri i personave të shpallur të zhdukur është 11 370.

a.k/NOA

KOMENTE