Tiranë, 20 mars, NOA – Policia e Tiranës ka arritur të shkatërrojë një grup shpërndarësish droge në kryeqytet. Gjashtë të rinj, mes tyre dhe një vajzë 22 vjeçare kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Rrugicat”.
Të rinjtë e arrestuar janë; Imer Selim Selimi, 51 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për “Falsifikim dokumentesh”, Leard Besmir Jaku, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Shitje të lëndëve narkotike”, Vilson Ylli Senija, 19 vjeç, banues në Tiranë, Erli Taro Mersini, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “vjedhje”, - Alban Petrit Danga, 22 vjeç, banues në Tiranë. Ndërkohë që për 22 vjeçaren Anxhela Artur Lamçe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre, u sekuestrua sasia prej 350 gram heroinë ; 10 gram Kokainë; 50 gram cannabis sativa dhe një peshore elektronike “Dixhital Scale”.
Arrestimet e djeshme janë pjesë e operacionit të mëparshëm me të njëjtin emër ku u arrestuan 8 persona të tjerë. Në total numri i të arrestuarve për shpërndarje të lëndëve narkotike nga ky operacion ka arritur në 14 persona.
Sipas policisë ky grup personat e shisnin drogën pranë qendrave studentore, zonën e Kombinatit, Laprakës, Kamzës, Bathore, Zogu i Zi dhe zona të tjera në Tiranë.
a.k.NOA