English

Avionët Amerikanë shkatërrojnë disa nga pikat strategjike të kolonel Gedafit

E diel, 20 mars 2011, NOA- (Update) Në vazhdën e sulmeve mbi Libi avionët e nisura nga SHBA-ja, Franca e Britania kanë shkatërruar disa nga pozicionet strategjikëve të ushtrisë së Muamar Gedafit.

Një ndër ta ka qenë edhe një aeroport i cili është bombarduar nga avionë Amerikanë të cilët nuk kapen nga radarët.

Amerikanët, Britanikët dhe Francezët me veprimet e tyre ushtarake duan të ndalojnë sulme të tjera kundër civilëve dhe grupeve opozitare në Bengasi.

Nga ana e tij kolonel Gedafi i ka cilësuar sulmet si të padrejta, pasi problemet janë vetëm të Libisë, si dhe ka shtuar se do të mbrohen nga sulmet e aleatëve.

a.y/NOA

KOMENTE