English

Banorët e Dukatit, protestë në Himarë kundër Bollanos

Himarë, 20 mars, NOA – Qindra banorë nga zona e Dukatit në Vlorë janë nisur drejt Himarës për të zhvilluar një protestë kundër kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se janë dhjetëra makina që janë nisur nga zona e Orikumi dhe fshatrave për rreth, për të demonstruar paqësisht pakënaqësinë ndaj drejtuesit lokal. Marshimi paqësorë i banorëve të komunave të bregdetit ka ardhur si reagim ndaj qëndrimeve të kryebashkiakut të Himarës Vasil Bollano, pasi në faqen zyrtare të Bashkisë së Himarës është shkruar se Dukati, Tragjasi, Radhima, Orikumi si dhe 30 fshatra të tjera të Labërisë janë me ndërgjegje kombëtare greke.

Pleqësia e Kuvendi të Dukatit vendosi dy ditë më parë që të zhvillojë një protestë paqësore në Himarë. Nisja u planifikua në orën 09:00, nga Orikumi. Protestuesit shoqërohen përgjatë rrugës nga forca të shumta të policisë. Ata mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe pankarta patriotike.

a.k/NOA

KOMENTE