English

Gedafi i kundërpërgjigjet sulmit, armatos popullin

E diel, 20 mars 2011, NOA- Libia i kundërpërgjigjet sulmeve, me armatimin e popullit.

Mediat libiane njoftojnë se autoritetet e larta të shtetit kanë nisur armatimin e popullit, duke hapur depot e armëve, në mënyrë që edhe civilët ti kundërpërgjigjen sulmit.

Sipas medieve vendase, Ministria e Mbrojtjes së Tripolit, njoftoi se brenda pak orësh pritet të përfundojë shpërndarja e armëve për afro 1 milion njerëz civil, të cilët do të rreshtohen përkrah ushtrisë së kolonel Gedafit.

Në një mesazh të transmetuar në televizionin shtetëror, mëngjesin e sotëm Gedafi u zotua se do të mbrojë Libinë kundër asaj që e ai e quajti “agresion kolonial”.

“Tani është e nevojshme të hapen të gjitha depot dhe të armatosemi me të gjitha llojet e armëve për të mbrojtur pavarësinë, unitetin dhe nderin e Libisë”, u shpreh Gedafi duke e kthyer në vepër deklaratën e bërë.

a.y/NOA

KOMENTE