English

Gheddafi jep urdhër për armëpushim, shpërthime në Tripoli

Tripoli, 20 mars 2011, NOA - Shpërthime të forta dhe të shtëna predhash luftarake janë dëgjuar mbrëmjen e së dielës në kryeqytetin libian, Tripoli. Në ditën e dytë të operacionit ushtarak nga ajri, avionët bombardues të forcave aleate duket se i janë afruar Tripolit, vendi ku strehohet udhëheqësi libian Muammar Gheddafi.

Ndërkaq në orët në vijim pritet përfshirja e Katarit në sulmin ndaj forcave qeveritare libiane.

Në të njëjtën kohë një përfaqësues i qeverisë libiane ka lëshuar një urdhër drejt të gjitha njësive ushtarake për armëpushim që pas orës 20.00 të mbrëmjes së sotme.

Sipas njoftimeve më të fundit të agjencisë Reuters shpërthimet e orëve të fundit janë dëgjuar në afërsi të rezidencës së kolonelit libian.

mit/NOA

KOMENTE