English

Gjendet e pajetë arusha polare Knud

Berlin, 20 mars 2011, NOA - Arusha polare e Berlinit, një prej atraksioneve të njohura e të rralla të kopshtit zoologjik të Berlinit nuk jeton më. Arusha polare Knud, u gjet e pajetë në një pjesë të kopshtit.

Administratorët e kopshtit zoologjik, e gjetën kafshën afër kafazit të saj, por nuk kanë bërë të ditura shkaqet.

Arusha polare ishte 4 vjeç dhe njihej për afrimitetin e saj me turistët e shumtë.

Autoritetet e kopshtit zoologjik të Berlinit kanë njoftuar se kafsha do t’i nënshtrohet nekropsisë, e cila do të nxjerrë dhe shkaqet e ngordhjes së saj.

mit/NOA

KOMENTE