English

Gjykata: Burg pa afat për Admir Tafilin

Tiranë, 20 mars, NOA - Gjykata e Tiranës ka dhënë paraditen e stome masën e sigurisë “Burg pa afat” për Admir Tafilin. Tafili akuzohet për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë në Shkodër, ku siç pranoi veti ai në polici, ekzekutoi dy vëllezërit Nikë dhe Gjovalin Pjetrushi, 31 dhe 25 vjeç.

Tafili u arrestua në Tiranë nga forcat RENEA 12 orë pas ngjarjes se ndodhur në Shkodër.

Pas marrjes në pyetje në polici, ai pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë dhe deklaroi se e ka bërë për hakmarrje.

Nga ana tjetër, Tafili përballet dhe me akuzën e arratisjes, pasi në tetor të vitit 2010 ai u arratis nga burgu duke mos respektuar lejen e dhënë nga organet e drejtësisë.

a.k.NOA

KOMENTE