English

Ja pse shqiptarët i mirëkuptojnë aspiratat e Arabëve

Nga Sali Berisha

Përshëndesim vendimin e Koalicionit Ndërkombëtar për fillimin e operacioneve ushtarake ajrore, në mbështetje të rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit dhe kërkesës së Lidhjes Arabe, për të mbrojtur civilët libianë ndaj sulmeve të regjimit të Gedafit, që kanë shkaktuar qindra viktima.

Këto operacione, në zbatim të ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare, janë plotësisht legale dhe legjitime dhe kanë si qëllim kryesor mbrojtjen nga sulmet e egra të regjimit të Gedafit të jetës së qytetarëve libian, lirive dhe të drejtave universale që ata meritojnë, mundësisë për të përcaktuar, me vullnetin e lirë, fatin e tyre.

Këto veprime janë një kontribut historik për liritë, të drejtat, dinjitetin e kombit arab që u ngrit fuqishëm dhe në një hark kohor të shkurtër përmbysi, në Tunizi dhe Egjipt, dy regjime që qëndruan dekada në pushtet, në kundërshtim me vullnetin e popullit të tyre.

Ne shqiptarët, në 20 vjetorin e shembjes së Benalive dhe Gedafëve të Shqipërisë që sunduan këtë vend me dhunë dhe terror për pothuaj gjysmë shekulli, mirëkuptojnë më shumë se të tjerët aspiratat e kombit arab për liri dhe dinjitet dhe vlerësojmë lart çdo ndihmë ndërkombëtare ndaj tij.

Shqipëria mbetet e gatshme t’i ofroj lehtësitë e nevojshme Koalicionit Ndërkombëtar në misionin e tij shumë të rëndësishëm për lirinë, paqen, stabilitetin në Mesdhe.

KOMENTE