Tiranë, 20 mars 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha pak minuta më parë përshëndeti fillimin e sulmeve mbi Libi.
Sipas tij operacionet e nisura janë bërë në bazë të ligjit dhe pro së drejtës ndërkombëtare, për të mbrojtur civilët Libianë.
Ai i ka cilësuar sulmet si një kontribut që bëhet për lirinë e popullit Libian, si dhe shtoi se mirëkuptohen aspiratat e popullit Arab.
Ndër të tjera Kryeministri shtoi se shteti i Shqipërisë është i gatshëm të ndihmojë koalicionin duke i cilësuar këto veprime si një kontribut historik.
Ndërkaq sulmet mbi Libi nisën mbrëmjen e djeshme pas vendimit të marrë nga samiti i mbledhur në Francë për ndërhyrje ushtarake në Libi
Pas miratimit të rezolutës së OKB-se dhe samitit të jashtëzakonshëm të Parisit, forcat e Shteteve të Bashkuara, të Francës dhe Britanisë kanë nisur sulmet ndaj trupave të kolonel Gadafit.
a.y/NOA