English

Lady Gaga do të vijë muajin tjetër në Podgoricë

Podgoricë, 20 mars 2011 NOA – Këngëtarja e famshme Lady Gaga do të vijë në Podgoricë të Malit të Zi, gjatë muajit të ardhshëm, por nuk parashikohet një koncert masiv, përveçse prani në ceremoninë e hapjes së një qendre tregtare ku pritet të këndojë disa këngë të repertorit të saj, përballë publiku të zgjedhur.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale dhe përforcohet edhe nga ato të Kroacisë dhe Serbisë, të cilat bëjnë me dije se mbretëresha aktuale e muzikës pop, Lady Gaga do të jetë e pranishme në Podgoricë në ceremoninë festive dhe axhendën e veprimtarive me rastin e çeljes së qendrës tregtare “Atlas Capital Center”.

Kjo qendër tregtare sipas menaxherëve është paraparë të çelet në fund të muajit prill dhe më së shumti në maj, nëse punimet e fundit nuk arrijnë të përfundojnë në kohë.

Stafi menaxheria i promocionit të Atlas Capital Center, bëri të ditur se ka negociuar për disa muaj rresht me marketingun dhe menaxherët e këngëtares Lady Gaga dhe më pas u mor konfirmimi për mbërritjen e saj në Podgoricë, por asnjë shifër financiare ende nuk është zbardhur.

e.t/NOA

KOMENTE