English

Olldashi: Në prill hapet një pjesë e rrugës Levan-Vlorë

Vlorë, 20 mars, NOA Në fund të muajt Prill pritet të hapen për trafikun 16 kilometrat e autostradës Levan-Vlorë, në segmentin Novoselë-Hyrje e Vlorës. Përfundimi i punimeve është konfirmuar nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi sot gjatë inspektimi të punimeve në këtë aks rrugor.

“Punimet janë në fazën e shtrimit të tapetit, paketës së fundit të asfaltit. Gjë që do të thotë që brenda fundit të muajt Prill, apo në ditët e para të muajt Maj, ne do të jemi në gjendje që 16 km e para të kësaj autostrade ti hapim për trafikun, me synimin që përpara sezonit turistik të bëjmë të mundur hapjen e të gjithë autostradës Levan –Vlorë’’, tha Olldashi.

Ai u shpreh se intensiteti i punimeve në të gjithë segmentet e autostradës pritet që të finalizojë synimin e ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për të bërë të mundur hapjen e gjithë autostradës përpara fillimit të sezonit turistikë.

“Hapja tërësisht e kësaj autostrade përpara sezonit turistik, do të thotë një sezon turistik shumë i mirë për Vlorën, dhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që do të duan ti drejtohen Vlorës për pushime, për të arritur aty në kushte shumë komode, me një autostradë me të gjithë parametrave europian, dhe në një kohë shumë më të shkurtër’”, tha ministri Olldashi gjatë inspektimit të punimeve.

Autostrada Levan –Vlorë është pjesë e Korridorit 8 është një nder projektet më madhore të infrastrukturës në vend. Me një gjatësi 24 km, gjerësi 35m, 4 korsi dhe shpejtësi lëvizëse të mjeteve 120-130km/orë, shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit duke e bërë atë më komodë dhe sipas standardeve europiane.

a.k.NOA

KOMENTE