Tiranë, 20 mars, NOA – Gazetat shqiptare të ditës së sotme kanë si argument kryesor arrestimet e ndodhura dje në Tiranë, ku kanë rënë në pranga 9 persona të akuzuar për korrupsion dhe shitjen ndeshjesh në kampionatin e futbollit.
Tjetër argument i trajtuar gjerësisht është edhe ai i ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Elbasan, ku u vranë tre persona në një familje.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin “Arrestohet Paro Laçi e 8 të tjerë”, i cili flet për arrestimet e djeshme për mashtrim dhe trukim të ndeshjeve dhe korrupsion.
Një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete është dhe ai me titull “Flet nga burgu Genc Tafilaj” Ç’ndodhi më 2 gusht 2000”, i cili pasqyron një intervistë të një prej personave të përfshirë në serinë e vrasjeve në Shkodër.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete;
“Vetëgjyqësi për vrasjet e djalit të familjes”, “Ndërtuesit, drafti për hipotekat, ja kush përfiton”.
Gazeta “Panorama”, ka si argument kryesor në numrin e sotëm atë me titull “Ryshfeti 40 mijë euro, arrestohet Paro Laçi”, i cili flet për trukimet e ndeshjeve dhe shumat që janë paguar nga të arrestuarit e djeshëm.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “Ekzekutohen në gjumë babai dhe dy djemtë, gruaja e plagosur: I’u luta të mos më vriste”, “Vëllai i Admir Tafilit nga burgu; Të vriste policin, jo dy vëllezërit”, “Aleatët të pakënaqur me PS: Nuk po ndajmë zonat”, “Rushen Golemi: Ju tregoj për Berishën student te mjekësia”.
Gazeta “Shqip” ka si titull kryesor “Arrestohet Paro Laçi dhe ‘ushtria’ e tij”, i cili flet për arrestimet e djeshme që lidhen me shitjen e ndeshjeve në kampionatin shqiptarë të futbollit dhe me korrupsion.
Vijojnë disa tituj të tjerre të kësaj gazete; “Ekzekutohet në shtëpi babai me të dy djemtë”, “Bosi turk i drogës rishpallet i kërkuar”, “Në bregdetin e Durrësit rreth 4.2 miliardë kub gaz”, “Opozita, fushatë-protestë në zgjedhje”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor “Ryshfeti 9 në pranga, superaksioni për trukimin e ndjeshmeve dhe koncesionet minerare”, i cili flet për arrestimet e djeshme nga policia, mes të cilave dhe biznesmeni i njohur Paro Laçi.
Vijojnë disa tituj të tjerë të kësaj gazete; “110 raketa perendimore mbi Libinë. Kolonel Gedafi: Tani do të armatos popullin”, “Hakmarrja, ekzekutohet një familje në Elbasan, Fëqinji; Si i gjeta viktimat”, “Edi Rama pret sondazhet për të vendosur rikandidimin”
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor “Opozita: Ambasadorë, kthehuni në shtëpi”, i cili flet për qëndimet e djeshme të Opozitës së Bashkuar ndaj ambasadorëve të OSBE dhe SHBA për zgjedhjet.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete: Mjekët: Ndotja e Tiranës, rritet impotenca tek meshkujt”, “Frrok Çupi: Veprimet e PS, kthim 20 vite pas”, “Maska vret pas trokitjes tre meshkujt e një familje”, “Korrupsion me vrasje dhe trukime, 9 në pranga”, “Berisha: Zoti i shpëtoftë shqiptarët nga piktorët dështak”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e DIEL, 20 mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
a.k/NOA