Tiranë, 20 mars 2011, NOA – Një maune me 1 ton e gjysmë mallra kontrabandë që vinte nga Greqia u bllokua sonte në mbrëmje në Tiranë nga policia e kryeqytetit. Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se maunia me mallra kontrabandë kishte hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Kakavijës.
Mësohet se në këtë aksion nga efektivët kundër krimit ekonomik janë arrestuar personat që shoqëronin maunen.
Gjithashtu policia e Tiranës po heton edhe doganierët e Kakavijës që lejuan të kalonte maunia me mallra kontrabandë.
Hetimin po e vijon Prokuroria e Tiranës.
mit/NOA