English

Protesta çdo dy ditë, kërkohet largimi i qeverisë kroate

Kroaci, 20 mars, NOA - Në kryeqytetin kroat Zagreb disa mijëra protestues kanë kërkuar sërish dorëheqjen e qeverisë. Demonstruesit protestuan para selisë së partisë në pushtet dhe lëshuan parullat: "ne jemi kroatë" dhe në drejtim të kryeministres Jadranka Kosor "Jaco, zhduku".

Ata kërkuan zgjedhje të parakohshme dhe kërcënuan me një grevë të përgjithshme. Demonstruesit e akuzojnë qeverinë për korrupsion dhe keqmenaxhim të krizës financiare, nga e cila kroatët janë goditur rëndë.

Që prej muajit shkurt çdo dy ditë në Zagreb dhe qytete të tjera kroate mbahen protesta kundër qeverisë.

NOA

KOMENTE