English

Referendum historik në Egjipt, 72.2% pro ndryshimeve kushtetuese

Kajro, 20 mars 2011, NOA Update - 4 në 5 egjiptianë i thanë “po” reformave të propozuara nga një komision special, i ngritur nga ushtria egjiptiane për ndryshimet kushtetuese të kërkuara në kryengritjen e 25 janarit. Në referendumin e mbajtur në gjithë vendin 77.2 përqind votuan pro reformave kushtetuese, ndërsa vetëm 28.2 përqind i thanë jo ndryshimeve.

Pro reformës kushtetuese u pozicionua edhe Vëllazëria Muslimane, e cila mbështet zhvillimin e zgjedhjeve brenda dy ose gjashtë muajsh, në ndryshim nga partitë e vogla dhe dy kandidatët për president, Amir Musa dhe Mohamed El Baradei, të cilët kërkojnë ndryshimin rrënjësor të kushtetutës së vendit dhe më pas zhvillimin e zgjedhjeve.

Vlen të theksohet se nga 45 milion egjiptianë me të drejtë vote, vetëm 18 milionë iu drejtuan kutive të votimit, nga të cilët 14 milionë votuan pro ndryshimeve kushtetuese dhe 4 milionë kundër.

Pjesëmarrja në referendum u konsiderua 41 përqind.

Referendumi, në të cilin votuan për herë të parë mijëra egjiptianë u cilësua si një shenjë e parë e demokratizimit të vendit.

Do të jetë ushtria ajo që do të vendosë datën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa fill pas tyre do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Më pas parlamenti i ri dhe presidenti i vendit do të ndërmarrin nismën për reformën kushtetuese.

mit/NOA

KOMENTE