Kajro, 20 mars 2011, NOA – 77.2 përqind e zgjedhësve egjiptianë i kanë thënë po ndryshimeve në Kushtetutë gjatë referendumit popullor të mbajtur dje në Egjipt, i thirrur pas rrëzimit të presidentit Mubarak nga protestat popullore.
Ndërkohë kundër ndryshimeve në Kushtetutën e Egjiptit kanë votuar 22.18 përqind e votuesve egjiptianë.
Rezultatet e referendumit mbarëpopullor i bëri publike Presidenti i Komisionit mbikëqyrës të referendumit.
Ai bëri me dije se në referendum morën pjesë 41 përqind e votuesve.
Nga 45 milion votues në referendumin për ndryshimet në Kushtetutë votuan 18 milion e 326 mijë persona.
Rezultati i referendumit popullor u prit me duartrokitje e entuziasëm nga të pranishmit në konferencën e shtypit në kryeqytetin Kajro.
mit/NOA