E diel, 20 mars 2011, NOA- Dy prej shteteve më të fuqishme në botë, Kina dhe Rusia nuk i kanë mbështetur sulmet e nisura mbi Libi, madje i kanë kritikuar ato.
Rusia nuk e përkrahu misionin ushtarak, por i bëri thirrje Libisë të fillojë sa më shpejt një dialog me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë që të gjendet nj zgjidhje.
Ndërkaq në një deklaratë zyrtare të sajën Kina është shprehur se respekton sovranitetin e Libisë dhe se refuzon përdorimin e dhunës në çështje ndërkombëtare.
Jo vetëm Kina dhe Rusia por edhe Gjermania abstenuan rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-se dhe samitit të jashtëzakonshëm të Parisit.
a.y/NOA