English

SHBA: Sulmet në Libi i përligj rezoluta e vitit 1973 e OKB

Rio De Janeiro, 20 mars 2011, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përligjur sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe forcave aleate në Libi me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e aprovuar në vitin 1973. Këtë e ka pohuar një zyrtar i lartë pranë Presidentit amerikan Barack Obama, i cili ndodhet në turin e tij zyrtar nëpër vendet e Amerikës së Jugut.

Eksponenti i lartë i administratës amerikane duke folur nga kryeqyteti i Argjentinës i ktheu një përgjigje kritikave që lëshoi “Lidhja Arabe” ndaj nisjes së sulmeve ushtarake në Libi kundër regjimit të kolonelit Muammar Gheddafi.

Në prononcimin e tij zyrtari amerikan reagoi kështu duke rikujtuar se “rezoluta e OKB-së në vitin 1973 u përgatit posaçërisht nga vendet arabe, duke bërë me dije se Këshilli i Sigurimit iu referua të gjitha pikave të nevojshme të rezolutës sa i përket mbrojtjes së civilëve”.

Por sipas zyrtarit amerikan kjo shkon përtej sanksioneve të KS-së për ndalim-fluturimin në Libi.

Ndërkohë forcat besnike të kolonelit Gheddafi kanë hyrë sot në qytetin Misrata, që ndodhet 200 km në lindje të kryeqytetit libian Tripoli, aty ku ndërkohë po zhvillohen edhe luftime mes kryengritësve dhe forcave të regjimit.

Ndërkohë dëshmitarë në Misurata bëjnë të ditur se forcat ushtarake të Gheddafit kanë bllokuar portin e qytetit me anijet e tyre, duke ndaluar edhe furnizimet e ndryshme.

Gjithashtu edhe forcat e aviacionit ushtarak të Francës njoftojnë se reketat raid të lëshuara nga avionët francezë nuk kanë shkaktuar asnjë viktimë mes civilëve libianë.

Ishte vetë koloneli francez Thierry Bukhard që e lajmëroi këtë gjatë një konference për shtyp në Paris.

mit/NOA

KOMENTE