Paris, 21 mars, NOA – Frikës nga ndonjë paragjykim ndaj sulmeve të aleatëve në Libi se po shkaktojnë viktima civile, Franca duket se i ka paraprirë me një deklaratë të posaçme ditën e sotme.
Kështu, një zëdhënës i qeverisë franceze ka pohuar për mediat se nuk janë aspak të vërteta lajmet e shpërndara nga kampi i kolonel Gadafit se nga sulmet e aleatëve po shkaktohen viktima civile.
Sipas tij, sulmet ajrore në Bengazi po iu drejtohen vetëm bazave ku strehohen forcat ushtarake të dhunshme të Gadafit.
n.e/NOA