English

Egjipti miraton ndryshimet kushtetuese, SHBA: Për t’u vlerësuar

Kajro, 21 mars, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur rezultatet e referendumit të mbajtur në Egjipt, mbi ndryshimet kushtetuese, të cilat u hapin rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

“Votimi i së shtunës, ishte ngjarje shumë domethënëse”, mësohet të jetë shprehur lidhur me një fakt të tillë, këshilltari amerikan për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Tom Donilon.

Referendumi në Egjipt, tregoi se 77% e votuesve i kanë mbështetur reformat kushtetuese, në shifra konkrete, mbi 14.1 milionë votues.

Ky referendum shihet si prova e parë e Egjiptit drejt demokracisë dhe përmban 9 amendamente kushtetuese.

n.e/NOA

KOMENTE