English

Ekstradohet drejt Bosnjë-Hercegovinës kosovari Ismet Zogu

Tiranë, 21 mars 2011, NOA – Ekstradohet nga Shqipëria drejt Bosnjë-Hercegovinës shtetasi kosovar Ismet Zogu, i cili është nën akuzë në shtetin fqinj për shitje kartëmonedhash amerikane false. Ka qenë Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës që ka kryer ekstradimin e 47-vjeçarit nga Kosova Ismet Tahir Zogu nga Pika e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër, drejt Bosnjë-Hercegovinës.

Ismet Zogu i lindur në Komoran të Kosovës akuzohet për përfshirje në aktivitetin kriminal të blerjes dhe shitjes së kartëmonedhave të falsifikuara.

Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia lokale boshnjake në banesën e tij në qytetin e Tuzlas iu gjetën një sasi kartëmonedhash false amerikane, me një vlerë prej 100 dollarë secila.

Ismet Zogu u arrestua në 30 nëntorin e vitit të shkuar falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Sarajevën.

mit/NOA

KOMENTE