Norvegji, 21 Mars 2011 NOA- Darren Taylor i njohur në mbarë botën si Profesor Splash për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për kërcime në ujëra të cekëta disa ditë më parë ka arritur të thyejë rekordin e vendosur nga vetë ai duke u hedhur nga një platformë 11 metra e lartë në një pishinë me ujë 30 cm e thellë.
[media id=236 width=600 height=400]
Rekordi u vendos në Trondheim, Norvegji para një turme që brohorisnin për Profesor Splash. Taylor thotë se di sekretet e një teknike të veçantë e cila e lejon që të mos lëndohet kur hidhet në një pishinë me shumë pak ujë.
Përveç kësaj, siç kërkohet nga Librin i Rekordeve Gines të Rekordeve pishina nuk mund të jetë e fryrë me ajër.
a.e./NOA