English

Imami: S’është bërë tregti armësh me vendet që kanë embargo

Tiranë, 21 janar, NOA – Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se nga institucionet e vendit nuk është bërë shitje armësh për vendet që janë në listën e zezë nga organizatat ndërkombëtare.

“Shqipëria ka bërë tregti armësh vetëm me vendet ku nuk ka pasur embargo dhe ato vende nuk kanë qenë të vendosura në listën e zezë. Ku ka embargo nuk ka tregti, ku nuk ka embargo tregtia është e ligjshme”, tha sot Imami.

Deklaratat e Imamit u bënë pas pyetjeve të deputetëve të opozitës të cilët kanë akuzuar institucionet shqiptare për shkelje të ligjeve ndërkombëtare në tregtinë e armëve.

“Unë mund t’ju garantojë se Ministria e Mbrojtjes dhe malli që ajo ka në dispozicion, si mall për tregti, nuk ka shkuar në dispozicion të këtyre vendeve”, tha Imami duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit të PS-së, Ilir Gjoni.

Imami ka dorëzuar në këtë komision një raport mbi importimin dhe eksportimin e armëve nga viti 2008 e deri në 2010. Sipas raportit armët që janë eksportuar nga vendi jonë janë, fishek, mina kundërtanke, granata dore, predha, mitralozë, drejt shteteve si SHBA, Mali i zi, Republika e Jemenit si dhe republika Çeke.

a.k/NOA

KOMENTE