English

Kim Kardashian pranon se ka celulit

SHBA, 21 Mars NOA - Shumë e vështirë të rastisë që një femër të pranojë se kofshët i kanë rënë dhe se ka celulit.

Këtë tabu e ka thyer Kim Kardashian në faqet e revistës Self Magazine.

Duke folur për sekretet e fizikut të saj perfekt, mbretëresha e realitetit “made in Usa”, ka rrëfyer se ka një defekt të vogël. Si një yll i vërtetë i botës së showbiz, ajo në mënyrë të habitshme ka pranuar se tek ajo celuliti është i pranishëm.

Në këtë mënyrë ka shpjeguar orët e gjata të stërvitjes në palestër dhe provat fotografike të lidhura me këtë çështje. Për fat të keq, Kim si rrjedhojë e veshjeve që ka përdorur këtë kohë për të tonifikuar këmbët e saj, nuk ka bërë një figurë të mirë në fotot që janë kapur nga paparacët.

r.b/NOA

KOMENTE