Nju Jork, 21 Mars NOA - Dashuria romantike është tashmë drejt perëndimit. Kështu, për ta bërë dashurinë të përjetshme nuk ndikon më përkushtimi apo impenjimi reciprok, por dy substanca kimike që ndodhen në tru.
Konfirmi i kësaj hipoteze, e hedhur prej kohësh, vjen nga një studim i drejtuar nga një antropolog i famshëm si Helen Fisher.
Antropologjia, që studion prej rreth 30 vitesh sjelljen njerëzore dhe raportet e saj dashurore, mbështet se tërheqja për një raport ose për një tjetër, është vetëm një çështje kimike. Teoria bazohet në përcaktimin e katër tipave të personalitetit: eksploruesit, ndërtuesit, drejtorët dhe bashkëpunëtorët.
Secili prej tyre dallohet nga përbërja kimike cerebrale, më e specifikuar në nivelin e dopaminës dhe serotonimës.
Të dy këto substanca ndikojnë drejtpërdrejtë në prodhimin e testosteronit dhe estrogjenit.
r.b/NOA