English

Kryeministri: Shqipëria në të ardhmen, një superfuqi energjetike

Tiranë, 21 mars, NOA Update – Shqipëria i ka të gjitha kushtet që të kthehet në të ardhmen në një superfuqi të vogël energjetike në mes të Evropës.

Kështu ka theksuar sot kryeministri gjatë një konference për energjinë, duke vënë theksin në potencialet ekzistuese për të siguruar energjinë nga uji, por edhe burimet e tjera alternative.

Prandaj ai u bëri thirrje bankave, që të financojnë ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë.

“Janë projektuar të ndërtohen rreth 445 të tilla, ku 36 janë në rrugë e sipër. Por ftoj bankat që të marrin pjesë në financimin e tyre, si pjesë e rëndësishme e sistemit tonë bankar”, tha ai.

Duke shtuar më tej, se qeveria është e vendosur që të adoptojë ligjet më të mira për energjinë e rivonueshme, si edhe t’i japë garancinë e duhur biznesit për zbatimin e saj.

n.e/NOA

KOMENTE