English

Libia liron gazetarët e New York Times

Ankara, (Turqi), 21 mars, NOA - Katër gazetarë të së përditshmes amerikane New York Times të ndaluar në Libi janë liruar. Gazetarët i janë dorëzuar ambasadës së Turqisë në Tripoli.

Lajmi është bërë i ditur për agjencinë franceze të lajmeve, AFP nga ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu.

Gazetarët ishin kapur nga forcat besnike të Muamer Gadafit në datën 18 mars. Informacioni për kapjen e tyre u dha nga djali i Gadafit, Seid al-Islam, në një intervistë për median amerikane.

NOA/RFE

KOMENTE