Prishtinë, 21 mars, NOA – Sapo ka nisur ceremonia e pritjes, e organizuar nga presidenti shqiptar, Bamir Topi, për nder të mbërritjes në Tiranë, të presidentit kosovar, Bexhet Pacolli.
Ky i fundit po realizon vizitën e tij të parë jashtë Kosovës, si kryetar shteti dhe personaliteti i parë që takon, në një kuadër të tillë, është kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi.
Ndërkaq, në axhendën e qëndrimit dy-ditor të Pacollit në Tiranë, është parashikuar edhe një takim i tij me kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli dhe zyrtarë të lartë të tjerë të vendit.
Mes tyre, edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, i cili pritet që t’i dhurojë atij edhe Çelësin e Tiranës.
n.e/NOA