English

Parashikimi i motit, 22 mars 2011

Tiranë, 22 mars 2011 - Dita e nesërme do te dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare ne pjesën me te madhe te territorit përjashtuar ekstremet Verior dhe Jugor ku do te kete vranesira dhe shira te dobet.

Ne mesdite pjesa me e madhe e Shqipërisë do te jete me diell.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb në pjesen e dyte e dites parashikohet përmirësim i mëtejshëm i kushteve atmosferike duke bere qe vranësirat dhe shirat te largohen nga zonat malore duke ri-kthyer kthjellimet ne te gjithë territorin e vendit.

Keto kushte te qëndrueshme atmosferike do te vijojnë ne mbrëmje dhe gjate natës.

Temperaturat e ajrit do te pësojnë një rënie te lehte ne mëngjes por mesdita do te sjelle rritje me 1 - 2 grade te temperaturave ne te gjithë territorin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtësi 22 km/h dhe drejtim Veriperëndimor ndërsa dallgëzimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete i ulet.

Europa

Nesër, Evropa veriperëndimore dhe verilindore do te dominohen nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore ku me problematike do te jete situata ne Finlandë pasi reshjet e dëborës do te jene me intensitet te larte, shoqëruar nga stuhi te forta ere.

Edhe nje pjese e Evropës Jugperëndimore dhe zona e Alpeve do te dominohen nga vranësira dhe reshje te dobet shiu e dëbore.

Ne Spanje do te kete pasi stuhi te forta ere te cilat do te sjellin probleme ne trafikun detar per shkak te dallgëzimit te larte ndërsa rajoni i Mesdheut, Gadishulli i Ballkanit dhe Qendra e Europes do te karakterizohet nga mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Alpet Evropiane rrezikojnë reshje dëbore dhe stuhi ere;

Spanja rrezikohet nga era e forte dhe dallgëzimi i larte ne det;

Skandinavia do te mbetet me dëbore dhe shkarkesa rrufesh.

e.t/NOA

KOMENTE