Tiranë, 21 mars, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin mbi problematikat e zgjedhjeve të 8 majit, duke paraqitur shqetësimet e para të lindura mbi listat e zgjedhësve.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Vizitë në kullën e Berishës në Viçidol”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete një reportazh nga shtëpia e kryeministrit në fshatin e largët të Tropojës.
“Toka ime – Projekti për Xhaminë në qendër të Tiranës, rishfaqet Hajdin Sejdia” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
Për të vijuar edhe me artikullin tjetër me titullin “Lejet minerare, emra zyrtarësh të METE-s në përgjimet telefonike”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Grupi i Punës/ Qeveria, dy variante për taksën e makinave”, i cili flet për debatin mbi taksimin e makinave.
“Rama shpall sot vendimin për kandidatin e Tiranës, sondazhe në PS edhe për Subashin, Klosin dhe Majkon”, është një tjetër artikull i gazetës.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Libri i Fahri Balliut – Zonja e Zezë Nexhmije Hoxha, tani edhe në turqisht”; “Dëftesat false, arrestohet mësuesi i gjimnazit” etj.
“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “Kodi zgjedhor, rezultati i 8 Majit, peng i opozitës”, i cili tregon sesi ndarja e mandateve për fituesit, bëhet me 5 vota nga 7 të KQZ-së.
“Vrasjet, kthehet nga SHBA ish-shefi i Krimeve të Shkodrës” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar vrasjeve të kryera pak ditë më parë nga Admir Tafili.
Kurse “Policia dhe FNSH ndalojnë protestën anti-Bollano” flet për ngjarjen e ndodhur dje në Llogara.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “PS: Po shtohen votuesit në Tiranë”, i cili tregon sesi opozita ngre shqetësimin e fundit të hartimit të listës së zgjedhësve në kryeqytetin e vendit, duke shkelur afatet.
“Bilanci i krimit: Tre të vrarë për tetë javë” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.
Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Basha ndryshon bankën e pagave, reagojnë policët”, “Përgjimet e Pirro Lacit: Njoh gjyqtarë, ministra dhe prokurorë” etj.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “KMSH: Xhamia e re, mashtrim i Edi Ramës”, i cili pasqyron reagimin e Komunitetit mysliman, në lidhje me projektin e premtuar nga kryebashkiaku Edi Rama për një xhami të re në Tiranë.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “I vrari i 21 Janarit, Ziver Veizi, i dënuar dy herë për vjedhje”.
Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Këshillat e policisë: Si të mbroheni nga hajdutët”.
Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 21 Mars 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.