English

Pepsi dhe Coca Cola në punime për ambalazh krejt të ri

SHBA, 21 Mars NOA - Një terren i ri për dy rivalë të vjetër. Coca Cola dhe Pepsi kanë rinovuar marrëveshjen e tyre, duke u përpjekur të kalojnë njëra tjetrën për sa i përket anës së paketimit, sa më të përshtatshëm dhe me një impakt sa më të vogël me mjedisin.

Coca Cola duhet thënë se e ka bërë lëvizjen e para: nga laboratorët e saj do të dalë një “Plant Bottle”, e cila përbëhet nga 30% bio-etanol nga Brazili dhe aktualisht shitet në 9 shtete.

Në këtë moment, si në formë përgjigje siç përcillet nga “Atlanta Journal Constitution”, Pepsi duhet dhe po kërkon të fitojë terren.

Qëllimi i ekspertëve të pijes është krijimi i një shisheje tërësisht bimore: materialet e favorshme janë lëvozhgat e pishës apo gruri, por nuk përjashtohet mundësia e lëkurave të portokallit apo patave.

Në rast realizimi, “Plant Bottle” e Pepsi-t do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të mbetjeve organike.

r.b/NOA

KOMENTE