Rreperi i njohur, Wyclef Jean mori plagë arme zjarri në krah
Port-au-Prince, 22 Mars NOA - Rreperi i njohur Wyclef Jean është plagosur në krah me armë zjarri në Port-au-Prince, ku ndodhet me rastin e zgjedhjeve presidenciale që dp të zhvillohen të dielën e ardhshme.
Sipas burimeve lokale, muzikanti është shtruar menjëherë në spital dhe momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore.
Wyclef Jean është qëlluar teksa po dilte nga makina e tij në një lagje të kryeqytetit.
Vetë këngëtari ka pohuar se dëgjoi një të shtënë dhe e vuri re menjëherë se ishte plagosur, theksoi zëdhënësi i tij.
Jean është përfshirë në një luftë me armë zjarri, e cila u përhap nga një grup personash dhe ende nuk ka një arsye të qartë se kush ishte motivi që rreperi mbeti i përfshirë në këtë situatë.
Policia lokale ka pohuar se do të hapë një hetim mbi këtë çështje. Amerikani me origjinë nga Haiti, një këngëtar i njohur i muzikës rrep, ish pjesëtar Fugees, ndodhej në Port-au-Prince për të mbështetur mikun e tij Michel Martelly, edhe ky muzikant, për ta favorizuar në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Karaibe.
r.b/NOA