Shkodër, 21 mars, NOA - Nga forcat e Policisë së Malësisë së Madhe, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit Pjetër Shkafi, banues në fshatin Boriç i Vogël, i komunës Gruemirë, të Malësisë së Madhe.
Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se arrestimi i tij u bë pasi në vendin e quajtur fshati Kerraj, i lartpërmenduri u kap në flagrancë, nga shërbimet policore, duke vjedhur brenda në një banesë.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e para procedurale, ndërsa materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “Vjedhjes”.
n.e/NOA