Tiranë, 21 mars, NOA – Partia Socialiste, përmes përfaqësuesve të saj në njësitë bashkiake të Tiranës, ka nisur të ngrejë shqetësimin mbi hartimin e listave të zgjedhësve për procesin elektoral të 8 Majit.
Ai u bë sot publik nga kryetarja e njësisë bashkiake nr.1 në kryeqytet, Lindita Nikolla, sipas së cilës, po vihen re manipulime nga më të ndryshmet që po bëhen me këto lista.
Kështu sipas saj, ka shumë persona që po bëhen me detyrim banorë të rinj të kësaj njësie bashkiake, në funksion të zgjedhjeve të 8 Majit.
“Kjo po bëhet duke kapërcyer afatin e 8 marsit, i cili ishte përcaktuar për përmbylljen e një procesi të tillë”, tha Nikolla.
Duke shtuar faktin se një gjë po bëhet me qëllim nga demokratët, për të shtuar me çdo kusht numrin e votuesve të tyre.
n.e/NOA