Tripoli, 21 mars, NOA – Qeveria e Libisë ka përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga mediat franceze për vdekjen e djalit të Gedafit gjatë përleshjeve me rebelët ditën e sotme.
“Një lajm pa kuptim”, kështu e ka komentuar zëdhënësi i qeverisë së Libisë njoftimin e medieve ndërkombëtare, për vrasjen e Khamis Gedafit, djali i gjashtë i kolonelit. Khamis Gedafi është komandant i Brigadës së 32 të ushtrisë libiane dhe sipas medieve ka vdekur gjatë përleshjeve në afërsi të kryeqytetit.
Ndërkohë që qeveria ka përgënjeshtruar edhe lajmet se ka pasur bombardime në orët e para të mëngjesit në kryeqytet.